Kryetari i fshatit Gjylekar: Njihemi si Hambar i Anamoravës

Aktuale

Kryetari i fshatit Gjylekar: Njihemi si Hambar i Anamoravës

Më: 2 janar 2024 Në ora: 16:30
Gjylekar

Por çfarë e karakterizon këtë fshat dhe si ju ndërrua emri nga Gjylekar në Skifteraj?

Media ka folur me kryetarin e këtij fshati, Demush Sadiku.

Ai ka treguar se ky fshat ka afër 3 mijë banorë dhe thotë se emri Skifteraj, u vendos në vitet e 2000-ta.

“Në fshatin tonë janë mbi 500 shtëpi. Janë 1598 banorë rezidentë dhe mbi 1300 në mërgim. Sipas të dhënave si vend i gjuetisë me shpend (sokol), këshilli i fshatit në vitin 1999-2000 është orientuar për emrin Skifteraj, por emri zyrtar ende është Gjylekar”, është shprehur Sadiku.

Sipas tij, fshati Gjylekar është Hambar i Anamoravës.

“Njihet si hambar i Anamoravës sepse e gjithë toka punohet. Gjysma e banorëve që jetojnë këtu merren me bujqësi e disa banorë kanë bizneset e tyre”, ka cituar ai.

Se mërgata luan rol të madh në këtë fshat e thotë edhe vet Sadiku, teksa shton se secili në mënyrën e vet ka dhënë kontribut për vendin.

“Kemi mërgatën shumë bashkëpunuese dhe kontribuuese në interes dhe mirëqenje për bashkëvendasit. Banorët e fshatit Gjylekar kanë qenë pjesëmarrës në të gjitha luftërat për çlirimin e atdheut deri në luftën e fundit të UÇK-së. Janë 6 dëshmorë të rënë nga ky fshat”, ka shtuar tutje përfaqësuesi i fshatit, Demush Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat