Veturat me targa RKS hyjnë në Serbi pa stikersa

Aktuale

Veturat me targa RKS hyjnë në Serbi pa stikersa

Më: 2 janar 2024 Në ora: 20:39
Foto ilustrim

E në kufirin e Muçibabës, vetura me targa të Republikës së Kosovës kanë hyrë në territorin e Serbisë pa i mbuluar simbolet shtetërore me “stikersa”. Kosovarët shprehen të lumtur për këtë mundësi, derisa qytetarët nga Lugina e Preshevës kërkojnë që njëjtë të vepron edhe Qeveria e Kosovës, pasi për ta vendosja e tyre është bërë e mërzitshme.

Është dita e dytë, që vetura të tilla me targat RKS po lëvizin lirshëm në Serbi pa pasur obligim të vendosin letrat ngjitëse.

Në kufirin e Muçibabës të martën u panë dhjetëra vetura të tilla.

E ky vendim ka gëzuar kosovarët, të cilët thanë për kamerën e Tëvë1 se i është zvogëluar pritja.

Ndërsa, për shoferët që kanë vetura me targa të Serbisë po vazhdon të vlejë masa për vendosjen e letër-ngjitëseve.

Ndryshe prej anës tjetër të kufirit, qytetarët që po hyjnë në territorin e Kosovës me targa të Serbisë, vazhdojnë të i vendosin stikerat.

Selajdin Ida nga Lugina e Preshevës, po thotë se kjo punë është bërë e mërzitshme.

Andaj ai shpreson që Qeveria e Kosovës të marrë sa më shpejt një vendim për largimin e tyre.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar ka thënë se Qeveria do të marrë vendim për t’i lejuar targat e Serbisë, pasi që Policia e Kosovës të sigurohet se Serbia po e zbaton plotësisht dhe pa pengesa vendimin që targat RKS të qarkullojnë lirshëm në Serbi”, ka thënë qytetari nga Presheva, Selajdin Ida.

Po ashtu kryeministri pati deklaruar se vendimi i Serbisë vjen pas më shumë se 10 vjetësh të moszbatimit të marrëveshjeve paraprake e përdorimit të çështjes së targave nga Serbia për dy vjet për të tensionuar situatën në veri të Kosovës. Ai ka thënë se vendimi i Serbisë është marrë edhe për qëllimin që të ulen kritikat e ndërkombëtarëve mbi Serbinë, pas zgjedhjeve të dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat