2023-ta, vit i Asociacionit

Aktuale

2023-ta, vit i Asociacionit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 08:08
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ohër, me ndërmjetësit e BE-së për dialogun dhe me presidentin Aleksandër Vuçiq

Datat 27 shkurt, 18 mars dhe 21 tetor ishin kyçe gjatë vitit 2023 në vorbullën e politikës kosovare të quajtur, Asociacioni.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqic, me 27 shkurt 2023, në Bruksel, u dakorduan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, siç do të njihej pastaj si ”Marrëveshja Bazë”.

Dokumentit me 11 nene të dakorduar në Bruksel, iu shtua një Aneks i zbatimit, pas diskutimeve të stërzgjatura në Ohër.

E ky Aneks thekson nenin 7 të Marrëveshjes Bazë.

“Për të zbatuar Nenin 7, Kosova i nis menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja mbi arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive për të siguruar nivel të përshtatshëm vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, në përshtatshmëri me marrëveshjet e dialogut siç janë përcaktuar nga lehtësuesi i BE-së”.

“Vetëmenaxhimi”, për shumëkë nënkuptonte më shumë se Asociacion.

“Nuk do të doja por frikësohem që Kurti po themelon diçka edhe më të keqe sesa ai Asociacion që është paraparë në marrëveshjen e vitit 2013, sepse kjo me vetëmenaxhim është më shumë se sa Asociacion”, thoshte ish-kryeministri, Isa Mustafa, në një intervistë në “Debat Plus”.

Edhe për ish-kryenegociatorin, Avni Arfi, vetëmenaxhimi është më i rrezikshëm se sa marrëveshjet e mëparshme.

“Normalisht vetmenaxhimin e shoh më të rrezikshëm sesa që ka ekzistuar, sepse përderisa në marrëveshjet e mëparshme ekzistonin disa kontura sesi mund të zhvillohej Asociacioni, ndërsa, këtu nuk ka kontura. Qeveria nuk është përgjegjëse për krijimin e Asociacionit por e bënë përgjegjëse për kualitetin e saj”, kishte deklaruar Arifi në emisionin FIVE.

Nga pushteti kundërshtonin këto kritika, duke theksuar se vetëmanxhimi nuk është dhe nuk nënkupton (themelimin) e Asociacionit.

“Kjo nuk nënkupton themelimin e Asociacionit, sepse nuk dihet si do të duket, struktura të vetëmnenaxhimit të komunitetit serb në Kosovës. Ne tani e zbatojmë marrëveshjen bazike dhe aneksin implementues, nuk zbatojmë qëndrimet e politikanëve në Bruksel, apo gjetkë jashtë Kosovës”, thoshte në prill të 2023-tës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Muaj më vonë me plotë kritika të shumta pozitë – opozitë, se kush është fajtori për Asociacionin, Qeveria së Kosovës dhe asaj serbe u prezantohet një draft-statut i Asociacionit nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Pas kërkesave të shumta të faktorit ndërkombëtar se Qeveria duhet ta themelojë asociacionin në bazë të draft-statutit të propozuar nga BE-ja, kryeministri Albin Kurti ka thënë se BE-ja dhe presidenti serb Vuçiq e kanë humbur shansin më 26 tetor në Bruksel, kur ai ishte i gatshëm ta nënshkruajë Asociacionin, ndërsa Vuçiq jo.

Për këtë draftstatut kanë shprehur shqetësimet opozita dhe njohës të çështjeve politike.

Sipas tyre, Asociacioni mund ta kërcënojë funksionalitetin e brendshëm të shtetit, ashtu siç është rasti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Kështu duke parë zhvillimet që solli dialogu dhe draftstatutin e Asociacionit, viti 2023 do të përmendet si viti i Asociacionit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat