Deputetja Bunjaku-Rexhepi: LDK-ja e gatshme për zgjedhje, kjo Qeveri është me e keqja që nga paslufta

Aktuale

Deputetja Bunjaku-Rexhepi: LDK-ja e gatshme për zgjedhje, kjo Qeveri është me e keqja që nga paslufta

Më: 3 janar 2024 Në ora: 17:03
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje nacionale, kurdo që caktohet që ato të mbahen.

Kështu, ka thënë deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Madje, deklaron se LDK-ja ka qenë e gatshme edhe më herët për zgjedhje,

“Realisht LDK-ja ka qenë e gatshme për zgjedhje edhe në kohën kur Qeveria Kurti ka fituar mbi 50% të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë është e gatshme për zgjedhje kurdo që planifikohen të mbahen ato”, është shprehur Bunjaku-Rexhepi.

Dhe, këtë e thotë për një arsye.

“Ne si deputetë dhe shumica prej nesh kanë besu që kjo është qeveria më e keqe e mundshme që nga paslufta. Dhe, tani kjo vetëm po vërtetohet që kjo qeveri ka krijuar depresion politik, psikik, ekonomik tek qytetarët tonë”, ka thënë deputetja Bunjaku-Rexhepi.

E, pyetur se a pret që në këtë vit të ketë zgjedhje të parakohshme, e njëjta ka pohuar se krejt kjo varet prej mazhorancës.

“Kjo varet prej mazhorancës sepse votat e mjaftueshme i kanë ata, ata janë duke udhëhequr me shtetin dhe duke keqmenaxhuar me shtetin, ndërsa LDK-ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që planifikohen ato”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Ndryshe, kohëve të fundit janë shtuar zërat që mund të ketë zgjedhje të parakohshme në këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat