Bajqinvoci: Opozita po spekulon, çdo javë e çdo muaj thonë se do të ketë zgjedhje

Aktuale

Bajqinvoci: Opozita po spekulon, çdo javë e çdo muaj thonë se do të ketë zgjedhje

Më: 3 janar 2024 Në ora: 18:23
Mefail Bajqinovci

Deklaratat nga opozita për zgjedhje të parakohshme, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i ka quajtur spekulime.

Deputeti i pushtetit ka thënë se përveç atyre të rregullta, zgjedhje të tjera nuk ka.

“Unë mendoj që deklaratat opozitare se do të kemi zgjedhje çdo tri javë, apo në çdo muaj, atë se çka mund të them se në fund të këtij viti edhe ashtu zgjedhjet janë të rregullta, pra në dhjetor ose në janar do t’i kemi zgjedhjet e rregullta, dhe kështu që për të thënë se do të kemi zgjedhje në shkurt e pranverë e në verë, ato janë vetëm spekulime dhe asgjë më shumë”, u shpreh ai.

Sipas tij, zgjedhjet e rregullta do të jenë më së largu në janar të vitit 2025.

“Pra punën Qeveria është duke e vazhduar dhe do ta vazhdojë deri në fundvit ashtu siç e ka marr besimin me popullin. Zgjedhjet e rregullta do të jenë ose në dhjetor, ose në janar të vitit të ardhshëm gjë që përcaktohet edhe me ligj një muaj para 14 shkurtit, siç është me rregullore”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat