Beogradi i thotë jo vizitës së Sveçlës në Preshevë

Aktuale

Beogradi i thotë jo vizitës së Sveçlës në Preshevë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 00:44
Xhelal Sveçla

Autoritetet e Serbisë kanë refuzuar vizitën e Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në Luginë të Preshevë.

I pari i MPB-së kishte paraparë që nesër të vizitojë Luginën e Preshevës, por kjo vizitë nuk pritet të ndodhë.

Njoftimin për refuzimin e vizitës pala serbe ja ka kumtuar Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Ndryshe, ministri Sveçla vizitën qe dashur ta fillojë në orët e mëngjesit në Medvegjë, në mesditë ishte paraparë qëndrimi në Bujanoc, kurse pasdite në Preshevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat