Cameron në KFOR, Ulutash e falënderon për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar

Aktuale

Cameron në KFOR, Ulutash e falënderon për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar

Më: 4 janar 2024 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron., ka vizituar KFOR-in.

Ai është pritur nga komandanti i misionit, Özkan Ulutaş.

“Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it”, ka shkruar KFOR në X ku njoftoi për ardhjen e kryediplomatit britanik.

Cameron sot është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat