KFOR publikon pamje të karabinierëve italianë duke u trajnuar për kontrollin e turmave dhe trazirave

Aktuale

KFOR publikon pamje të karabinierëve italianë duke u trajnuar për kontrollin e turmave dhe trazirave

Më: 4 janar 2024 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

KFOR’i ka njoftuar se Njësia e Specializuar Multinacionale çdo ditë po kryen trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave.

KFOR thotë se janë të fokusuar plotësisht në zbatimin e mandatit.

“KFOR MSU Së bashku më të fortë për paqe. Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) është e përfshirë çdo ditë në trajnimin e kontrollin e turmave dhe trazirave për të mbajtur kapacitete të larta operacionale.

KFOR është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lëvizjen e lirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat