Ish-hetuesi policor: Radoiçiq është i lirë për fajin tonë, fletarresti iu hoq për shkak të “karteleve të drogës”

Aktuale

Ish-hetuesi policor: Radoiçiq është i lirë për fajin tonë, fletarresti iu hoq për shkak të “karteleve të drogës”

Më: 4 janar 2024 Në ora: 19:09
Milan Radoiçiq

Ish-hetuesi policor në pjesën veriore të Kosovës, Murat Mehmeti, ka thënë se krimineli Milan Radojçiq gjendet në liri për faj të institucioneve të Kosovës.

Mehmeti, tha se heqja e fletarrestit ka të bëjë me, siç i quajti ai, “kartelet e drogës”.

Ai e përmendi edhe qendrën e skijimit në Kopaonik, ku hodhi dyshime se çfarë bëhet atje.

“Ai është në liri për shkak të gabimeve tona. Liria e tij duhet të kërkohej te kartela e drogës. Nëse dikujt i intereson me qit në rrugë, unë e qes, pse ai është i lirë. Nëse hulumtohet kartela e drogës, kokainës, lëvizjet e kosovarëve në Kopaonik, kush po shkon, kush po takohet, kem me gjetë kush e ka liruar, po flas kush e ka liruar. Jo me shku nga Gjilani, këndej nga Vushtrria”, tha ai.

Kurse, Milazim Gashi tha se në Kopaonik, Radojçiq interviston njerëz të ndryshëm.

“Në Kopaonik është zonë turistike ku shkohet për skijim, në hotele intervistohen njerëz nga Radojciq dhe Vesleinioviq. Ka fotografi, organet e caktuara kanë fotografi, ka vizita edhe nga ndërkombëtarë me Radojciqin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat