Qeveria e Kosovës miraton vendimin për largimin e stikerave për veturat me targa të Serbisë

Aktuale

Qeveria e Kosovës miraton vendimin për largimin e stikerave për veturat me targa të Serbisë

Nga: A.M. Më: 4 janar 2024 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

"Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë, transmeton "Bota sot".

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Kujtojmë se, që nga e hëna e 1 janarit, makinat me targa RKS – Republika e Kosovës – po lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë.

Lëvizja e tyre është mundësuar pas vendimit të 25 dhjetorit të vitit 2023 të Qeverisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat