​“Lamtumirë stikersa”, Rohde mirëpret vendimin e Kosovës për çështjen e targave

Aktuale

​“Lamtumirë stikersa”, Rohde mirëpret vendimin e Kosovës për çështjen e targave

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e regjimit të letrave ngjitëse/stikersave nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin e vendit tonë.

Ai në një postim në rrjetin X ka shkruar se tani udhëtimi mes dy vendeve është më i lehtë.

“Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e Qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e regjimit të stikersave, kështu u bë më lehtë udhëtimi mes dy fqinjëve”, shkruan diplomati gjerman.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim për heqjen e regjimit të letrave ngjitëse për targat e automjeteve nga Serbia që hyjnë në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti tha sot se vendimi ka ardhur pasi është zbatuar në Serbi vendimi për targat RKS.

Ai ka paralajmëruar se nëse do të ketë ndryshim të qasjes apo sjelljes nga Serbia për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Kosovës në territorin serb, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, atëherë Qeveria e Kosovës do të merr veprime nga ana e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat