Albin Kurti publikon pamjet, reagon përsëri për rrahjen e Sanduloviqit nga BIA, zbulon detaje të reja - kjo i ndodhi sot politikanit serb

Aktuale

Albin Kurti publikon pamjet, reagon përsëri për rrahjen e Sanduloviqit nga BIA, zbulon detaje të reja - kjo i ndodhi sot politikanit serb

Nga: N. Sh. Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:24
Nikola Sanduloviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përsëri pas rrahjes së Nikola Sanduloviqit nga BIA serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se, Sanduloviq pas trajtimit në qendrën spitalore është arrestuar dhe po mbahet në burg, teksa shton se Prokurori në Nish ka ngritur aktakuzë kundër tij për shkaktimin e mosdurimit racor dhe etnik kundër serbëve.

Kryeministri Kurti shkruan se krerët shtetërorë të Serbië kanë mohuar publikisht krimet e masakrat ndaj shqiptarëve, ku ka shpërnda edhe dy linçe të deklaratave të tyre.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Jam thellësisht i brengosur nga raportimet për sulmin dhe maltretimin e liderit opozitar serb Nikola Sanduloviq nga Shërbimi Sekret i Serbisë, një ditë pas kërkim faljes së tij publike për krimet e Serbisë në Kosovë. Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, z. Sanduloviq, sot pas trajtimit në qendrën spitalore të emergjencës është arrestuar dhe po mbahet në burg. Prokurori publik në Nish paska ngritur aktakuzë kundër tij për shkaktimin e mosdurimit racor dhe etnik kundër serbëve!

Kur krerë shtetërorë të Serbisë mohojnë publikisht krimet e masakrat ndaj shqiptarëve, siç kishte bërë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në vitin 2019 duke e cilësuar masakrën e Reçakut si fabrikim (https://www.kosovo-online.com/.../vucic-i-ja-i-svi...; https://ëëë.telegraf.rs/.../3129278-vucic-i-too-say-that...), e pastaj edhe ish ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin në 2021 duke e quajtur atë falsifikim dhe gënjeshtër e madhe (https://www.danas.rs/.../vulin-racak-je-velika-laz-i.../; https://n1info.rs/.../serbian-police-minister-denies.../), ata synojnë që ta mohojnë të kaluarën dhe të vërtetën e tyre. Por e vërteta nuk i bindet as mohimit, as imponimit e as frikësimit.

Ky brutalitet i aparatit shtetëror shpërfaqë edhe njëherë fytyrën e regjimit të Serbisë përballë qytetarëve të saj që kanë guximin të njohin e të pranojnë të vërtetën dhe të shprehin kërkim faljen për krimet gjatë luftës, gatishmërinë për paqe, e përkushtimin për pajtim.

I uroj shërim, rikuperim dhe lirim sa më të shpejtë Kryetarit Sanduloviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat