Shala për lejimin e targave RKS: Kompromis i vogël i Serbisë për me arritë një fitore të madhe

Aktuale

Shala për lejimin e targave RKS: Kompromis i vogël i Serbisë për me arritë një fitore të madhe

Më: 5 janar 2024 Në ora: 18:45
Azdren Shala

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala ka thënë se lejimi i qarkullimit të veturave me targa RKS lirshëm në territorin e Serbisë është një fitore e vogël për Kosovën.

Por, sipas tij kjo është e parëndësishme krahasuar me produktin final -Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kjo mund edhe me u quajte mbase edhe një sukses i vogël i Kosovës, por është krejt i parëndësishëm me produktin përfundimtarë që kemi me hasë – Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe… Ne e kemi thënë gjithmonë, njohja defacto është e pamjaftueshme, është e pashmangshme për Serbinë. Mos harroni në këtë rund negociator, prej që e kemi kryeministër Kurtin, Kosova është ajo që vazhdimisht ka humbur në tavolinë të diskutimesh dhe këto pak lëshimet e vogla si çështja e targave, e vërtetë se për ne është hera e parë që dalim andej me targa, por kjo është pak, nuk ka pas qare pa e bërë këtë lëshim Serbia, fundi-fundit Serbia lyp me u dok në sy të ndërkombëtarëve, që po e bënë një kompromis, por ky nuk është kompromisi, pasi atë të madhin po e bënë Kosova”, ka deklaruar ai.

Shala me tej, ka thënë se targat janë kompromis i vogël i Serbisë për me arritë një fitore të madhe.

“Kosova praktikisht po heq dorë nga një pjesë e mirë e asaj që quhet sovranitet i vet, po e krijon një strukturë paralele, po e krijon një shtet autonom njëetnik serb në Kosovë. Tash kur të arrin këtë pjesë Serbia, që është fitore e madhe për ta, për më tepër që kjo marrëveshje nuk ka me qenë përfundimtare, sepse pika e gjashtë e planit franko-gjerman tregon që kanë me vazhdu edhe tutje bisedimet. Marrëveshja nuk është përfundimtare është për normalizim të marrëdhënieve, tash nuk e di kur ka me dal Serbia në të ardhmen dhe më çfarë kërkesa ka më ardh karshi neve. Pra, targat janë kompromis i vogël i Serbisë për më arrite një fitore të madhe. Fitoren e madhe po e arrin, po e krijon Asociacionin”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Kurti e ka konfirmuar se veturat e Kosovës me targa RKS po qarkullojnë lirshëm në territorin e Serbisë.

Kryeministri tha se nëse policia has në ndonjë ndryshim të qasjes së zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Qeveria do të veproj.

“Në rast se Policia e Kosovës ndërkohë pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, ne do të njoftohemi me kohë dhe do të veprojmë”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Ai tha se ky veprim i Serbisë vjen pas përdorimit dyvjeçar të kësaj marrëveshje për të shkaktuar konflikt dhe destabilizim në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat