Ish-zëvendësministri vlerëson se Serbia u detyrua të njohë targat RKS

Aktuale

Ish-zëvendësministri vlerëson se Serbia u detyrua të njohë targat RKS

Më: 5 janar 2024 Në ora: 19:01
Valdet Hoxha

Ish- zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, vlerëson se pranimi i targave RKS nga ana e Serbisë është bërë për shkak të presionit nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai ka thënë se fillimi i zbatimit të kësaj pike të marrëveshjes ka qenë e detyruar.

“Vjen si rezultat i një presioni të bashkësisë ndërkombëtare një kundërshtimi si mënyrë joformale të marrëveshjes së Brukselit dhe të formalizuar nga letra publike e kryeministres Bernabiq për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, pranimi i targave RKS është një njohje defacto e Republikës së Kosovës.

Hoxha ka thënë se shpreson që edhe marrëveshjet tjera të zbatohen, por sipas tij, një gjë e tillë është vështirë të pritet nga Serbia.

Në fund të dhjetorit, Qeveria e Serbisë kishte marrë vendim për njohjen e targave të Kosovës, duke lejuar qarkullimin e veturave nga Kosova në Serbi asnjë pengesë.

Ndërsa, edhe Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë që veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovës mos të vendosin stikera, ku mbuloheshin simbolet e shtetit të Serbisë në targat e veturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat