AFP: Serbia dhe Kosova i dhanë fund luftës së targave të automjeteve

Aktuale

AFP: Serbia dhe Kosova i dhanë fund luftës së targave të automjeteve

Nga: Fatmir Beka Më: 5 janar 2024 Në ora: 22:30
Ilustrim

Automjetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, mund të lëvizin lirshëm mes Prishtinës edhe Beogradit, dy kryeqyteteve duke i vënë pikë njërës nga shumë trazirat mes Kosovës edhe Serbisë asaj të “luftës së targave të automjeteve”, shkruan AFP, transmetojnë “Nova” dhe “Bota Sot”.

Largimi i kushtit të vendosjes së letrave ngjitëse në simbolet në targa të automjeteve edhe nga qeveria e Kosovës, u largua barriera e fundit në lëvizjen e lirë mes Serbisë edhe Kosovës.

Beograd këtë e ka bërë nga një janari, kur automjetet me targa të Kosovës u lejuan pa mbulim të simboleve të lëvizin në Serbi. “Nga raportet e policisë që ka përcjell me kujdes zbatimin e vendimeve të qeverive, ajo u krye pa incidente edhe pengesa” ka deklaruar Kurti në Facebook.

“Bazuar në parimin e reciprocitetit si supozim për normalizim të raporteve mes dy shteteve, kemi marr vendim që të lejohet lëvizja e automjeteve me targa serbe, vendimi hyn në fuqi me publikim në gazetën zyrtare” tha ai.

Deri tani automjetet që kanë hy në Kosov me targa serbe ishin të detyruara të vendosnin letra ngjitëse në simbolet e targave, njëjtë sikur ato të Kosovës që duhej të mbulonin simbolet, shkruan AFP.

Situata e re “mundëson lëvizje të lirë mes dy vendeve” ka thënë Kurti, por kjo vjen dy vite pasi Serbia tentoi të shfrytëzonte targat për përkeqësimin e situatës së sigurisë në veri, ndërsa tash përpiqet të zbus kritikat që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare posaçërisht pas procesit të parregullt zgjedhor, thotë AFP.

Sipas gazetës franceze, Serbia këtë vendim e publikoi pak ditë pas zgjedhjeve, rezultatet e të cilave kontestohen nga opozita por edhe vëzhguesit ndërkombëtar dhe në jehonën e protestave pas fitores së partisë së Vuçiçit.

Kosova me 1.8 milionë banorë përfshirë rreth 120 mijë serb ka shpall pavarësinë në vitin 2008, që nuk u pranua nga Beogradi, ndërsa çështja mbetet posesive pasi serbët e konsiderojnë djep të kulturës edhe trashëgimisë – shkruan AFP.

Problemi i targave është problem i vjetër në bisedimet mes Kosovës edhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, qysh nga 2011 ata janë pajtuar rreth targave, por marrëveshja nuk u zbatua deri tash.

Kjo ka nxit tensione mes Serbisë dhe ish-krahinës së saj, që nuk ia pranoi pavarësinë. Prishtina në vitin 2022 ka paralajmëruar se nuk do lejohen targat serbe që lëviznin kryesisht në veri. Serbët si protestë për këtë u larguan nga institucionet përfshirë policia edhe gjykatat e komunat, ndërsa më pas edhe bojkotuan zgjedhjet lokale.

Pas kësaj kryetar u zgjodhën shqiptarët që nxiti tensione shtesë dhe protesta, ku u sulmuan edhe ushtarë të NATO-së. Nga vjeshta tensionet sërish shpërthyen, ndërsa në Bruksel takimet ishin të pa suksesshme, ndërsa nuk ka datë të takimit të ri mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Brukseli në dhjetor përshëndeti vendimin e Beogradit rrteh targave si hap pozitiv përpara që tregon se është i mundshëm përparimi në procesin e normalizimit të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.

 „BE pret që edhe Kosova të bëjë të njëjtën “ pat deklaruar zëdhënësi i BE-së Stano dhe tash kjo u arrit dhe u zbatua edhe nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat