Spanja njeh pasaportat e Kosovës, mediat serbe ‘helm e vrerë’, ky është komenti i tyre

Aktuale

Spanja njeh pasaportat e Kosovës, mediat serbe ‘helm e vrerë’, ky është komenti i tyre

Nga: H.O. Më: 7 janar 2024 Në ora: 22:25
Ilustrim

Media serbe sot ka komentuar vendimin e shtetit të Spanjës për njohjen e pasaportave të Kosovës. Me titullin ‘Spanja konfirmoi se i njeh pasaportat e Kosovës, por jo edhe Kosovën’, ato thirren për të treguar se pavarësia e Kosoves ende nuk është njohur nga disa shtete të zonës Shengen.

Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës ka konfirmuar se Spanja e ka pranuar si të vlefshme pasaportën e Kosovës edhe pse nuk e njeh pavarësinë e saj, njoftoi sot gazeta Pais.

Duke cituar burime nga Ministria e Punëve të Jashtme, Pais thekson se tashmë të gjitha vendet anëtare të BE-së që janë pjesë e zonës Shengen dhe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës (Spanjë, Greqi, Sllovaki) pranojnë përdorimin e pasaportave të zakonshme të Kosovës, por “në asnjë mënyrë nuk do të thotë njohje e Kosovës”.

Të njëjtat burime shtojnë se “pa këtë ndryshim, mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të kishin probleme me vizitat legale në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”.

Ata gjithashtu theksuan se "Spanja ka prioritet dhe do të vazhdojë të ketë prioritet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës si një mënyrë për të zgjidhur çështjen e Kosovës" dhe "përpiqet të minimizojë ndikimin e tij tek qytetarët".

Vitet e fundit, qeveria spanjolle e ka kushtëzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës me arritjen e marrëveshjes me Serbinë, por ka siguruar se kjo nuk do të pengojë afrimin e Prishtinës në Bashkimin Evropian. Kështu, qeveria spanjolle pranoi pjesëmarrjen e autoriteteve të Kosovës në samitet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, por pa flamujt dhe simbolet e shtetit të Kosovës. Samiti i fundit i tillë u mbajt më 13 dhjetor në Bruksel, nën presidencën spanjolle të Unionit, kujton Pais.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat