Haki Abazin e fyen rëndë një person, deputeti publikon mesazhin - përmend edhe Dejona Mihalin

Aktuale

Haki Abazin e fyen rëndë një person, deputeti publikon mesazhin - përmend edhe Dejona Mihalin

Nga: N. Sh. Më: 8 janar 2024 Në ora: 12:52
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka nxjerrë një mesazh në profilin e tij në Facebook, ku një person e fyen rëndë për shkak të qëndrimeve të fundit të Abazit.

Abazi duke i reaguar qytetarit Adem Ibishi i ka kërkuar që të flas me fakte dhe jo siç shprehet ai me përrallat e Dejona Mihalit.

“Shikojeni monologun e çmendurisë, trauma të thella e indoktrinim i sëmurë! Nuk e njoh njeriun, nuk e di kush është. As edhe një shkronjë nuk ka të bëjë me të vërtetën, e burri botës shkruan, fyen e vjellë vrerë me zell sikut me qenë zoti! Fol burrë me fakte jo përrallat e Dejona Mihalit”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë:

Shikojeni monologun e çmendurisë, trauma të thella e indoktrinim i sëmurë!

Nuk e njoh njeriun, nuk e di kush është. As edhe një shkronjë nuk ka të bëjë me të vërtetën, e burri botës shkruan, fyen e vjellë vrerë me zell sikut me qenë zoti! Fol burrë me fakte jo përrallat e Dejona Mihalit.

Me vjen keq për shenjat e frikës që ka sepse e qartë që nuk me njef, as nuk e ka idenë kush jam sepse paragjykimin e ka me idenë që edhe mund të vret për bindjen që ka apo pse në mendjen e tij ka krijuar kultin. “Nuk ka vra Enver Hoxha po duket por servilët që kanë dashtë me ja dëshmu atij që bëjnë gjithçka për të”- mjeranë! Të tillë ka plot, që nga indoktrinimi, nga kulti, nga urrejtja për dikë që mund të ketë mendim- vrajnë me mllef, të tillët kanë vrarë nga të qenurit të ligë!

Natyrisht që njerëzit si ky kanë luks me folë gënjeshtra, me përly gojën, me u bë trim në facebook sepse e di që gjykatën e kemi mos vet, po bëhen katër vite që rastet kundër Molliqaj për sulm fizik dhe rastit kundër Buzhalës për shpifje e lajme të rrejshme rrinë në sirtarët e gjykatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat