Eksperti nga Brukseli: Tani është momenti që Spanja dhe katër shtet tjera ta njohin Kosovën

Aktuale

Eksperti nga Brukseli: Tani është momenti që Spanja dhe katër shtet tjera ta njohin Kosovën

Më: 8 janar 2024 Në ora: 13:42
Eksperti Toby Vogel

Eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), ka thënë se tani është një moment i shkëlqyer që pesë vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Vogel në një postim në “X” ka shkruar se BE-ja duhet të heq gjithashtu edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat u vendosën vitin e kaluar.

“Përkujtim periodik se tani do të ishte një moment i shkëlqyer për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe ndoshta edhe Qipron që ta njohin Kosovën.

Gjithashtu, që BE-ja të revokojë masat e saj të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës.

Një burrë mund të ëndërrojë, apo jo?”, ka shkruar Vogel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat