Biserko: Banjska e zhveshi dyfytyrësinë e Serbisë me Beogradin - Vuçiq e di se perëndimi nuk heq dorë nga kërkesat e tij

Aktuale

Biserko: Banjska e zhveshi dyfytyrësinë e Serbisë me Beogradin - Vuçiq e di se perëndimi nuk heq dorë nga kërkesat e tij

Më: 8 janar 2024 Në ora: 13:52
Sonja Biserko

Lidhur me situatën në dialog dhe pritje në muajt që vijnë para zgjedhjeve parlamentare evropiane, Sonja Biserko kryetare e Këshillit të Helsinkit për të drejtat e njeriut thekson se “Banja e zhveshi dyfytyrësinë e Serbisë me Beogradin - Vuçiq e di se perëndimi nuk heq dorë nga kërkesat e tij”, shkruan ndër tjera “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“Banjska ka ndryshuar në mënyrë drastike atmosferën ne raportin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Ballkanit dhe posaçërisht ndaj Serbisë. Reagimi perëndimor ndaj aktit terrorist në fshatin Banjskë ka zhvesh dyfytyrësinë e politikës së Serbisë, por edhe mos-suksesin e politikës perëndimore që vazhdojë të tolerojë Serbinë. Ajo ngjarje në një mënyrë kthjelli BE-në, NATO-n dhe ShBA-të” tha Biserko.

Sipas saj, siguria ka prioritet në rrethanat ndërkombëtare, aq më parë kur dihet se Rusia në disa raste u përpoq të nxis konflikte në Ballkan dhe qëndron akoma në ato kushte, në këtë mes reagimi i perëndimit ishte i pritur kur dihet se vijat e kuqe e vërejtjet nuk mund të tolerohen sikur as gënjeshtrat e Beogradit.

Vuçiç e di mirë se perëndimi nuk heq dorë nga kërkesat e veta

“Perëndimi ka ashpërsuar kërkesat e veta, para së gjitha për shkak mundësisë së përsëritjes së Banjës dhe pasojave që mund të sjell një zhvillim i tillë në rajon, kjo shprehet edhe me secilën deklaratë rreth Ballkanit. Ndërhyrja në veri tregoi brishtësinë e rajonit dhe potencialin destruktiv të Serbisë për rajonin dhe Evropën “ shprehet Biserko.

Vuçiç e ka shumë të qartë se bashkësia perëndimore nuk heq dorë nga kërkesat që duhen plotësuar.

“Krahas çështjes së Kosovës, Beogradi vazhdon të jetë nën presion edhe rreth bashkëpunimit të saj me Rusinë posaçërisht në kuptimin e sigurisë (kur hapur falënderohet shërbimi seriket rus rreth protestave dhe mejdanit që përmendën) lidhur me procesin zgjedhor dhe parregullsitë e kritikuara nga Gjermania.

“Beogradi duhet të lëshoj pe së paku në një nga këto çështje e me gjasë kjo dom jetë rreth Kosovës që de fakto është punë e kryer. Duke ditur se opozita pro-evropiane nuk është e qartë rreth Kosovës, krijohet përshtypja se perëndimi konsideron se Vuçiç është i vetmi që vepron dhe kryen punë” tha Biserko.

Vuçiq ditë më par mori vendim rreth targave të Kosovës, që para ca kohe ishin shkaktari i trazirave dhe incidenteve të shumta “kjo është shenjë për perëndimin se nuk ka dilema, si dihet në situatën aktuale gjeo-politike mbyllja e çështjes së Kosovës është prioritet i perëndimit e dhe demokratizimi i Serbisë” tha ajo.

Vuçiç në fjalimin në TV Pink tregoi mos pajtimin brenda qeverisë dhe partisë së vetë rreth orientimit të ardhshëm të Serbisë.

“Ky mund të jetë një arsyetim në vjen tek vendimi, ndërsa përmendja e presidentit francez De Gol po ashtu është indikativë sepse ai vendosi pikën në agonin franceze me Algjerinë. Duhet të kemi parasysh se pako e ndihmës së BE-së e përgatitur për Ballkan pikërisht pas rastit Banja. Serbia nuk mund të heq dorë nga ajo ndihmë, Vuçiç do mundohet të balancoj por ajo mundësi e hapësirë po zvogëlohet posaçërisht rreth Kosovës” tha ajo.

Pyetja e parë që Serbia do sipas Biserko është nëse Serbia dëshiron demokratizim edhe prosperitet apo regjim autoritar që e ofron afër Putinit edhe orbanit, kjo pyetje vlen për të gjithë serbët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat