Shahini: Rritja e inflacionit për tregjet evropiane, goditje për bizneset dhe investitorët në Kosovë

Aktuale

Shahini: Rritja e inflacionit për tregjet evropiane, goditje për bizneset dhe investitorët në Kosovë

Më: 8 janar 2024 Në ora: 14:03
Agim Shahini

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se është rritë inflacioni në tregjet Evropiane.

Sipas tij, rritja e inflacionit në Evropë është indikator që po rritet energjia, e që thotë se është boshti i ekonomisë globale.

“Inflacioni u rritë nga 2.4% sa ishte në nëntor  në 2.9% në dhjetor 2023,Evropa është e shqetësuar pas që në vitin e kaluara ishte inflacioni në rënje të vazhdueshëm në EU në Ballkanin Perëndimor por edhe në  Kosovë”, shkruan në faqen e tyre zyrtare AKB.

Ndryshe, AKB-ja njoftoi se interesi bankar në EU mbeti në shkallën më të lartë në 4% kurse në Kosovë 6-7%.

AKB vlerëson se kjo është goditje për biznesin dhe investitorët e ardhshëm në Kosovë Ballkan dhe EU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat