Infektologu Ramadani: Moment i ringjalljes së Covid-it, do të rriten rastet në tërë botën

Aktuale

Infektologu Ramadani: Moment i ringjalljes së Covid-it, do të rriten rastet në tërë botën

Më: 8 janar 2024 Në ora: 15:50
Hamdi Ramadani

Me ardhjen e stinës së dimrit qytetarët po përballën edhe me virozë sezonale.

Viroza ka simptoma të ngjashme me COVID-19.

Një mundësi për tu përhapur Covidi në Kosovë nuk po përjashtohet.

Të paktën kështu po paralajmëron infektologu Hamdi Ramadani.

Ai tha se në vend po dominon varianti Omicron momentalisht.

“Në Kosovë është duke dominuar një valë e tipit Omicron dhe nën-variantet  e tij, është duke u përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës por edhe në Kosovë do përhapët”, thotë Ramadani.

Moment të ringjalljes së Covidi-it i quan Ramadani rastet e lajmëruara në Botë.

“Situata e pandemisë COVID-19 është një moment i ringjalljes. Janë duke u paraqitur ngritja e rasteve me COVID në tërë Botën kohëve të fundit”.

Infektologu Ramadani tregoi se cilat janë moshat më të prekura nga ky variant.

“Nënvarianti i Omicron po prek shumë qytetarë por më shumë moshat e shtyra por është konstatuar se deri më tani se është me pasoja të vdekjes tash për tash. Varianti i ri i Omicron nuk po mund të rezistoj vaksinës anti-Covid pasi nuk po sëmurën personat e vaksinuar dhe imunizuar”, tregoi Ramadani.

Ramadani ka treguar mënyrën se si duhet të veprojnë qytetarët për t’u mos infektuar.

“Masa e vetme është vaksinimi dhe rivaksinimi i qytetarëve me vaksinë të certifikuar nga OBSH të cilat të mbrojnë nga pandemia, ndërlikime, hospitalizimet e nga vdekja”, tha ai.

Ramadani thotë se numrin e rasteve me grip e Covid e rrisin bashkatdhetarët.

“Edhe kur kemi turistë nga shumë vende në Kosovë është këshillë mjekësore që vaksinimi i qytetarëve të jetë si masë parandaluese nga një mundësi e shfaqjes së ndonjë vale te re të pandemisë në Kosovë pasi kemi shumë lëvizje të diasporës kjo e rritë numrin e rasteve me grip e Covid”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat