Zemaj: Mashtrimi i radhës i Kurtit dhe VV-së, lejet për Hidrocentralet në Deçan

Aktuale

Zemaj: Mashtrimi i radhës i Kurtit dhe VV-së, lejet për Hidrocentralet në Deçan

Më: 8 janar 2024 Në ora: 16:45
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se mashtrimi i radhës i Kurtit dhe VV-së janë lejet për Hidrocentralen në Deçan.

“Ashtu siç bënin për pronat tek manastiri ashtu siç bënin për demarakacionin ashtu siç ja humbën Kosovës shumë vite në proceset integruese ashtu siç e pësoi rinia, shteti dhe ekonomia nga mashtrimet e propaganda, ashtu kësaj radhe ja na doli edhe një sihariq tjeter i pushtetit mashtrues të Kurtit”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.

Shkrimi i plotë:

Mashtrimi i radhës i Kurtit e VV-së.

Lejet për Hidrocentralet në Deçan!

Ashtu siç bënin për pronat tek manastiri ashtu siç bënin për demarakacionin ashtu siç ja humbën Kosovës shumë vite në proceset integruese ashtu siç e pësoi rinia, shteti dhe ekonomia nga mashtrimet e propaganda, ashtu kësaj radhe ja na doli edhe një sihariq tjeter i pushtetit mashtrues të Kurtit.

Na vinin në Deçan here njëri e herë tjetri,por pos që e shijonin peisazhin e bukur, e bënin kinse po kundërshtonin shkatërrimin e natyrës, duke akuzuar për krim të organizuar e privatizim kriminal, ku gjeten edhe njerëz të vullnetit të mirë dhe ndërtuan kauzë se janë për mbrojtje të Grykës së bukur të Deçanit,

Por sot, nga pushteti i mashtrimit - Jo që nuk u dolën në mbrojtje por edhe i paskan paisur me leje mjedisore kompaninë Kelkos Energy, fshehurazi siç dinë ta bëjnë secilin punë, duke privuar publikun nga vendimmarrja, duke mos publikuar as në webfaqe të ministrisë duke e ditur që po bëjnë krim mjedisor.

Andaj sot pytjet legjitime për ju janë;

A do të organizoni Protestë?

A do të thirrni Ministrin në Interpelancë?

A do të formoni komision hetimor?

A do të thirrni Konferencë?

A do t’i akuzoni Ministrin dhe Qeverinë për hajni e korrupsion të përbashkët me kompaninë?

Një është e vërtetë!

Viktimat e këtij mashtrimi janë deçanasit, siç është e gjithë Kosova nga kauzat e juaja të rrejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat