“E gjykojnë Albinin, Vjosën, Albulenën, Glaukun ...”, Çun Lajçi “godet” opozitarët, ua kujton edhe shampanjën e rrejshme

Aktuale

“E gjykojnë Albinin, Vjosën, Albulenën, Glaukun ...”, Çun Lajçi “godet” opozitarët, ua kujton edhe shampanjën e rrejshme

Nga: A.Zh Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:10
Çun Lajçi

​Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka kritikuar opozitarët, se nuk po e urojnë pushtetin, për të arriturat e fundit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Lajçi ka thënë se opozitarët po i gjykojnë krerët e shtetit, duke u “munduar ta nxijnë edhe borën”, përcjell Bota sot.

“Zemrat e zeza nuk i zbardhon bora!

Brenda xhamit ngrohtë. Mbrapa xhamit bie borë, bën ftoftë. I dua fluskat e bardha, ato mi zbardhonin ditët e fëmijërisë sime. Kokën e vogël ma bënin të bardhë dhe ja, edhe sot, si atëherë, jam bardhacok!

Po zemra?

Ah, sikur bora t'na i zbardhonte edhe zemrat!? - shpërtheu një ofshamë malli e nostalgjie! Do t'ishim zemër bardhë e s'do t'flisnim nga inati, nga lakmia, nga xhelozia, smira ... siç fliste mbrëmë ai kryeshytani i partisë së "dalur nga lufta"!?!

Siç fliste ai kryeshiniku tjetër i Gjakovës; - lakmitarë të sëmurë për pushtet! Zemër plasur që s'janë të koshi me mbushë thesin si babadimëri!

Kur i pashë fluskat e borës thashë; - mbase do tua zbardhë zemrat e do ta urojnë pushtetin e vet për lëvizjen e lirë n'Evropë,(pa shampanjën e rrejshme), për lëvizjen e lirë me targat tona n'Serbi, për lëvizjen e lirë n'Veri, për mos themelimin e Zajednicës, pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese e për do t'arrira tjera që i dinë edhe ata, por ja që zemrat e zeza nuk u zbardhuekan as me borën e kësaj dite!

E gjykojnë Albinin, Vjosën, Albulenën, Glaukun ... të zezët mundohen ta nxijnë edhe borën, jo vetëm njerëzit, thashë e fluskat e borës u tretën!

Ah!

Ikën fluskat n'katundin tim! Atje i pret nji tjetër çun dhe një gur varri që e duan borën më shumë se fjalët e zeza të deputetëve me rroga të majme për punët e zeza!”, ka shkruar aktori në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat