Krasniqi takohet me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it, diskutojnë për zhvillimet në vend

Aktuale

Krasniqi takohet me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it, diskutojnë për zhvillimet në vend

Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:28
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë kësaj të marteje është takuar me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ministri Krasniqi ka theksuar se mbetën të përkushtuar që të ndërmarrin veprimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ.

“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”, ka shkruar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat