Nderoi terroristët, përjashtohet nga policia Sinisha Vasiq

Aktuale

Nderoi terroristët, përjashtohet nga policia Sinisha Vasiq

Më: 9 janar 2024 Në ora: 20:27
Policia e Kosovës

Nderimi i terroristëve të Bajnskës në sheshin e Mitrovicës Veriore, i kushtoi shtrenjtë serbit Sinisa Vasiq.

Pjestari serb i Policisë së Kosovës, tre muaj pasi ka ndezur qirinjë për terroristët e Bajsnkës, iu desh ta heq uniformën e Policisë së Kosovës.

Sic duket e papranueshme ka qenë prezenca e tij, në organizimin e datës 26 shtator, vec dy ditë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, për cka burimet bëjnë me  dije se Vasiq tashmë është përjashtuar nga policia.

Për këtë rast fillimisht kishte raportuar media ndërsa kishte siguruar edhe pamjet ku Sinisha Vasiq shihej duke ua dhënë lamtumirën e fundit terroristëve.

Media ka adresuar pyetje edhe tek Policia e Kosovës, por nga ky institucion ka thënë se i njëjti tashmë është suspenduar.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se zyrtari në fjalë sipas procedurave të parapara të PK-se është suspenduar”, tha Policia e Kosovës.

Pos kësaj media ka adersuar edhe pyetje të tejra për këtë rast, por polica nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet rreth shkeljeve disciplinore të këti zyrtari policor, ndërkohë që nuk ka mohuar se largimi i tij ka ardhur pas raportimit për pjesmarrjen e tij në atë organizim.

Bile për ish kryeshefin e IPK-së Valdet Hoxha pa raportimin e mediave, ky akt do mbetej i fshehur, përderisa thotë se pavarsisht gradave të gjithë duhet të përfundojnë njejtë si Sinisa Vasiq, pas veprime të tilla.

Ndërkohë, njohësi i cështjeve të sigurisë Drizan Shala vlerëson se ky pjestar por edhe të tjerë që kanë cënuar në këtë formë shtetine Kosovës duhet të largohen përfundimisht nga Policia.

Ngjarja e 26 shtatorit për të cilën Sinisha Vasqi është përjashtuar nga polica erdhi si pasojë e sulmit terrorist në Basnjksë me 24 shtator, ku të vrarë mbetën 3 pejsëtarë të grupit që e komandonte Milan Radojciqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat