Spahiu: Është tradhti kombëtare nëse Kurti e bën Asociacionin pa valuar flamuri i Kosovës në Beograd

Aktuale

Spahiu: Është tradhti kombëtare nëse Kurti e bën Asociacionin pa valuar flamuri i Kosovës në Beograd

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:12
Nexhmedin Spahiu

Profesori, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Por sipas tij, do të ishte “tradhti kombëtare”, nëse ai e pranon themelimin e Asociacionit pa valuar flamuri i Kosovës në Beograd.

“Kurti do ta bëjë Asociacionin, përndryshe nuk është interes kombëtar i Kosovës nëse nuk e zbaton  planin franko-gjerman. Natyrisht do të ishte tradhti kombëtare nëse e bën Asociacionin pa valuar flamuri i Kosovës në Beograd, para ndërtesës së Misionit të përhershëm atje. Është një çmim i lartë të cilin Kosova e paguan në këmbim të njohjes nga ana e Serbisë”, tha ai në emisionin “Debat Plus".

Spahiu thotë se ajo çka paralajmëron ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, është se tregon një situatë të rrezikshme që është në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat