Elezi: Vendosja e kryetarëve në komunat veriore e ka minuar sigurinë e vendit

Aktuale

Elezi: Vendosja e kryetarëve në komunat veriore e ka minuar sigurinë e vendit

Më: 9 janar 2024 Në ora: 22:04
Bedri Elezi

Njohësi i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, tha se vendimi për vendosjen e katër kryetarëve në komunat veriore të Kosovës e ka minuar sigurinë në këto komuna dhe sipas tij si rezultat pati edhe destabilizim të Rajonit, raporton teve1.info

Elezi tha se përpjekja e institucioneve të Kosovës për të treguar se po vendosin “dorën e shtetit” në veri e ka destabilizuar vendin dhe Rajonin.

“Vendosja e katër kryetarëve në veri e ka minu sigurinë në katër komunat veriore dhe si rezultat i vendosjes së katër kryetarëve të komunave atje ne kishim edhe destabilizim të Rajonit dhe kishim një, mund të themi një ripozicionim të forcave ndërkombëtare në mbështetjen e Kosovës për të ardhmen e Kosovës. Me këtë pajtohem saktësisht. Ndërsa, përpjekja e institucioneve të Republikës së Kosovës për me tregu se ne po bëjmë qeveri lokale atje, e ka destabilizu vendin”, tha Elezi.

I pyetur nga analisti Arton Demhasaj, nëse ka qenë më e rëndësishme me tregu që po vendoset “dora e shtetit” në veri apo me i digju ndërkombëtarët, Elezi tha se për këto veprime Kosova ka marrë shumë goditje, duke prolonguar edhe procese.

“Në aspektin e sigurisë duhet të merren gjithmonë parasysh faktet se veprimin që e bënë, qfarë do të sjell. Në rastin konkret unë e di që edhe Qeveria e Kosovës, referuar një raporti të cilin e ka marrë kryeministri i Kosovës nga NATO, nga inteligjenca e NATO-s dhe po ashtu edhe një raport të ngjashëm të cilin e ka marrë nga vet Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, është konstatuar që vendosja e këtyre kryetarëve të komunave do ta destabilizoj Rajonin dhe se ai destabilizim do t’i kontribuonte një paqartësie në aspektin e sigurisë. Kjo ishte një përpjekje për të cilën e keni parë që kemi marrë shumë goditje si Kosovë, madje disa procese janë prolonguar. Prandaj mund të themi se veprimet politike nuk duhet të jenë ato të cilat duhet të determinojnë veprime sigurie por duhet të jetë e kundërta. Në botën demokratike dhe në vendet e zhvilluara janë veprimet e sigurisë ato që determinojnë zhvillimet politike dhe jo e kundërta”, u shpreh Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat