Ymeri: Çka dëshiron Kurti prej dialogut nuk e di, Qeveria nuk ka opsion

Aktuale

Ymeri: Çka dëshiron Kurti prej dialogut nuk e di, Qeveria nuk ka opsion

Më: 9 janar 2024 Në ora: 22:59
Visar Ymeri

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se procesi i dialogut duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë dhe duhet diskutuar se çfarë kompromisi duhet të bëjë Kosova, për t’i dhënë fund këtij procesi.

Ymeri ka thënë se Qeveria nuk ka opsion dhe se nuk e di se çfarë dëshiron nga dialogu kryeministri, Albin Kurti.

“Unë plotësisht pajtohem me zotin (Nexhmedin) Spahiu që ky proces duhet me u kry njëherë e përgjithmonë. Pasi kjo moskryerje ose lënia hapur e këtij procesi po e pengon Kosovën.

Na tash duhet me pa edhe me folë mirë, cila është ajo rrugë që neve na sjell te fundi i procesit dhe pastaj të shohim cili është ai kompromis dhe sa është i durueshëm ai për Kosovën… kritika ime ka qenë që qeveria nuk ka opsion, së paku nuk e ka bërë publik. Çka dëshiron kryeministri Kurti prej dialogu nuk e di, përveç taktikave ende di”, ka thënë Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat