Kastrati: Kosova kurrë më tmerr nuk ka qenë, ky regjim i Kurtit duhet të ikë

Aktuale

Kastrati: Kosova kurrë më tmerr nuk ka qenë, ky regjim i Kurtit duhet të ikë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 00:17
Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka folur për aktualitetin politik në vend.

Katrati ka thënë se “nga çdo statistikë, të çfarëdo organizate, tregon se kurrë ma tmerr Kosova nuk ka qenë”.

“Nëse dikush pretendon se ka lartësi në sondazhe, kur ka fukarallëk, kur ekonomia është përtoke, kur vetëm këtë javën e parë kanë ikur me mijëra veta nga Kosova, atëherë çfarë të pritet…”, u shpreh Kastrati.

Sipas Kastratit, Qeveria është munduar “të instalojë sistem autokratik”.

“Ky regjim i Kurtit duhet të ikë sa më shpejtë”, tha Kastrati.

Deputeti i PDK-së ka thënë se “duhet renovuar dëmet që i janë bërë Kosovës nga Qeveria Kurti”.

Kastrati ka bërë thirrje që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Kjo Qeveri është jashtëzakonisht e keqe. Prej neve nuk varet, a do ky (Kurti) a s’do ta rrëzojë veten nuk e di. Ne duam sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje”, tha Kastrati.

Deputeti i PDK-së, ka përmendur edhe sanksionet ndaj Kosovës.

“Ai vet ka treguar. I kemi 269 milionë euro sanksione”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat