Kurti: Angazhohemi çdo ditë që masave të padrejta të BE-së t’u vijë fundi, ashtu siç i erdhi vizave

Aktuale

Kurti: Angazhohemi çdo ditë që masave të padrejta të BE-së t’u vijë fundi, ashtu siç i erdhi vizave

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:24
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti iu tha ministrave në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë se këtë vit “edhe me shumë punë që na presin përpara”.

Kurti përmendi masat ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat i quajti të padrejta, ashtu siç tha se ishte regjimi i vizave deri në fillim të këtij viti.

“Derisa angazhohemi çdo ditë që masave të padrejta të Bashkimit Europian ndaj Kosovës t’u vije fundi, jemi shumë të lumtur që në këtë fillimvit i erdhi fundi masës më të padrejtë e më të gjatë që Bashkimi Europian praktikisht kishte me qytetarët e Republikës sonë, regjimin e vizave”, tha Kurti.

Arritjet e këtij muaji, Kurti tha se “së pari janë të shtetit të Kosovës”.

“Andaj, le të ecim përpara me optimizmin dhe disponimin e muajit janar, me angazhimin e vendosmërinë e këtyre tri viteve të qeverisjes sonë të mirë e demokratike, dhe në të njëjtën kohë, këtë le ta bëjmë, natyrisht, drejt rezultateve të reja dhe arritjeve të radhës”, tha ndër tjerash Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat