Gjendet dhe dërgohet në spital personi i cili ra në greminë në Bjeshkët e Istogut

Aktuale

Gjendet dhe dërgohet në spital personi i cili ra në greminë në Bjeshkët e Istogut

Më: 10 janar 2024 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Është gjetur personi i cili kishte rënë në një greminë në Bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë Fadil Gashi.

Gashi tha se viktima aktualisht është duke u dërguar për në spital.

“Është sjell me barrelë deri në fshatin Studenicën, për shkak të terrenit të vështirë dhe është e pamundur të shkohet me vetura”, tha Gashi.

“Sipas informacioneve gjendja e tij është e rëndë. Te shohim tutje çka do të ndodhë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat