Akuzoi Kushtetuesen, Kica-Xhelili i thotë Haxhiut: Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik

Aktuale

Akuzoi Kushtetuesen, Kica-Xhelili i thotë Haxhiut: Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:26
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave të Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Ministrja Haxhiu paska përsëritur se Gjykata Kushtetuese po PENGON jetësimin e reformave.

“Na vjen keq”, Ministre! Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik që nuk përfill kushtetutshmërinë, e ndoshta s’po të pengon më kushtetutshmëria e Republika.

S’ke faj ti, jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat