Paraburgimi i zëvendësohet me arrest shtëpiak të dyshuarit për dhunimin e 10 vjeçares dhe nënës së saj

Aktuale

Paraburgimi i zëvendësohet me arrest shtëpiak të dyshuarit për dhunimin e 10 vjeçares dhe nënës së saj

Më: 10 janar 2024 Në ora: 17:05
Gjykata Themelore

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit, me atë të arrestit shtëpiak, të dyshuarit për dhunimin e 10 vjeçares në që kishte ndodhur vitin e kaluar në këtë komunë.

Kjo gjykatë gjatë ditës njëjtë ka vendosur edhe për nënën e viktimës, meqë e njëjta dyshohet për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”. Megjithëse, Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte kërkuar që dy të dyshuarve tu caktohet masa e paraburgimit, gjykata vendosi masë më të butë.

Gjykata ka refuzuar propozimin e prokurorit të shtetit për vazhdimin e masës së paraburgimit sa i përket bazës ligjore konform nenit 184 par.1 dhe 2, pika 2.5.1 të KPPK-së, për shkak të rrezikut të ikjes dhe arratisjes, ngase ky propozim është i pabazuar, sepse dihet vendbanimi i saktë i të pandehurve, si dhe dihet identifikimi i tyre, ndërsa vetëm dënueshmëria e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit nuk mjafton për vazhdimin e paraburgimit sipas kësaj pike”, thuhet në aktvendimin e Themelore, të cilës e ka siguruar Dukagjini.

Tutje sipas këtij dokumenti, është vendosur të aprovohet propozimi i mbrojtësit, të 37 vjecarit, Meshari Selimaj, me arsyetimin se është masë e mjaftueshme për sigurimin e prezencës së dy të dyshuarve.

Derisa, në kërkesën e prokurorisë Themlore të Gjakovës, me anë të së cilës është kërkuar masa e paraburgimit për të paktën edhe dy muaj, thuhet se i dyshuarit Y.B e ka shfrytëzuar seksualisht të miturën, dhe se kjo është mundësuar nga nëna e viktimës, e cila e ka detyruar atë të kryej mardhënie seksuale, duke e detyruar edhe të përdorë substanca narkotike.

Në tetor të vitit të kaluar, Policia kishte arrestuar të dy këta, pasi rasti ishte denonuar në institucionet e drejtësisë nga halla e viktimës, meqë prindërit e saj ishin të divorcuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat