Sejdiu thotë se mbi 170 mjekë gjatë vitit largohen nga Kosova

Aktuale

Sejdiu thotë se mbi 170 mjekë gjatë vitit largohen nga Kosova

Më: 10 janar 2024 Në ora: 22:26
Pleurat Sejdiu

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka deklaruar se në Kosovë çdo vit largohen nga 173 mjek nga vendi në faza të ndryshme.

Duke folur për rrezikun e ikjes së punëtorëve nga Kosova, Sejdiu tha se mosha e personave që largohen nga vendi është diku rreth 30 vjeç, e që mungesa e tyre sipas tij, do të vërehet  në vazhdimësi.

“Ne si organizatë e monitorojmë këtë fenomen tashmë prej vitit 2019. Është një trend në vazhdimësi stabil diku rreth mesatares 172 -3 vet në vit që largohen në faza të ndryshme edhe tash vetëm se i kemi identifiku përmes bisedave përmes sondazheve të ndryshme. E kemi një moshë mesatare prej 30 vjet do me thënë është gjenerata e re mungesa e tyre momentale nuk mund të them se ndihet për shkak se këta do të ishin ata të cilët do të duhej të vinin pas disa vitesh”, tha Sejdiu.

Derisa theksoi se ne kemi mbi 500 mjek pa punë që s’ka asnjë shtet tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat