Beqa: PDK-ja do të dalë e para në zgjedhje, VV-ja do të pësoi fiasko

Aktuale

Beqa: PDK-ja do të dalë e para në zgjedhje, VV-ja do të pësoi fiasko

Më: 10 janar 2024 Në ora: 23:25
Hajdar Beqa

Paralajmërimet për zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë sipas deputeti të PDK-së, Hajdar Beqa e gjejnë këtë subjekt politik të gatshëm dhe me projekt serioz.

Ai tha se më këtë projekt dhe me listën për kandidatë që do t’i ketë, do të dalë e para me rezultatin më të mirë në zgjedhje.

“Kurti ka hy në një rrugë njëkahëshe. E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. VV-ja ua ka humbur rëndësinë institucioneve me sjellje arrogante. Duhet domosdoshmërisht që Kosova të ketë një platformë të re.”, shtoi Beqa.

Madje sipas tij, partia në pushtet, Vetëvendosje do të pësoj fiasko nëse në Kosovë këtë vit organizohen zgjedhje të reja parlamentare.

“PDK-ja do të garojë për vendin e parë në zgjedhje, me një projekt e kandidatë serioz. Kurti është thirrur nëpër sondazhe se do t’i fitoj të gjitha komunat, por s’i fitoi.”, shtoi Beqa.

Opozita po insiston që vendi duhet të shkojë në zgjedhje gjatë vitit 2024, sipas tyre për të ndalë keqqeverisjen e kësaj Qeverie.

Zgjedhjet e parakohshme nuk i ka përjashtuar as Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që është edhe nënkryetar i LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat