Hasani: Bujar Bukoshi nuk e njeh zanatin e politikës, atë e kanë mashtruar vazhdimisht

Aktuale

Hasani: Bujar Bukoshi nuk e njeh zanatin e politikës, atë e kanë mashtruar vazhdimisht

Më: 11 janar 2024 Në ora: 00:52
Enver Hasani dhe Bujar Bukoshi

Ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, nuk e njeh zanatin e politikës.

Kështu u shpreh ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori dhe veprimtari i njohur, Enver Hasani.

Për Bukoshin, Hasani tha se atë nuk e bën politikan të mirë fakti se ai beson shumë dhe gjithçka.

Ai thotë se Bukoshi pësoi “vetëvrasje” politike, pasi mashtrohej më së shumti nga veprimtarët nga Tirana.

“Ka pasur struktura brenda LDK-së të cilat hapur kanë qenë për luftë më radikale. Bukoshi, sipas meje, e kanë abuzu, sepse ai në përshtypjen time është një njëri që ka kulturë të gjerë, dije të përgjithshme, dhe nuk po e amnistoj sepse në politikë ti kë përgjegjësi. Ka qenë dhe është një njeri  më kulturë të gjerë, por zanatin e politikës nuk e njeh sepse beson shumë, beson gjithçka, është në gjendje me u mashtru prej çdo kujt. Unë besoj se atë e kanë mashtru vazhdimisht”, u shpreh ndër tjera Hasani.

“Bujari nuk ishte kryeministër që mashtrohej prej këtyre edhe aq shumë, sa prej atyre në Tiranë që rrinin më ta, e i ndihmonin me shkru fjalime e shkresa të ndryshme. Ata mbijetonin nga ai konflikt, ky si kryeministër nuk e kuptonte që ajo nuk bëhej për atë që ai po mendon”, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në videon në vijim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat