Çollaku: Regjimi i Millosheviqit është zëvendësuar me atë të Vuçiqit, metodat janë të njëjta

Aktuale

Çollaku: Regjimi i Millosheviqit është zëvendësuar me atë të Vuçiqit, metodat janë të njëjta

Më: 11 janar 2024 Në ora: 00:58
Bekim Çollaku

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, deklaroi se regjimi i Millosheviqit në Serbi është zëvendësuar me një regjim tjetër që po del qartë se është regjimi i Vuçiqit, ndërsa metodat e struktura kanë ngelur të njëjtat.

Siç u shpreh ai për aq kohë sa nuk ka një reformim të mirëfilltë dhe nuk ka kontroll demokratik mbi institucionet e sigurisë shtetërore në shtetin serb, sigurisht që do të ketë dhunë ndaj kujtdo që në çfarëdo forme e cenon këtë rehatinë e regjimit aktual në Serbi.

Tutje ai u shpreh se mendon që më së paku mund të kalojë Serbia pa u ndëshkuar nga faktori ndërkombëtar për shkelje të të drejtave të qytetarëve të vetë.

“Mirëpo mënyra çfarë ne dëshirojmë ta shohim ndëshkimin sigurisht që nuk do të ndodhë, por ndëshkimin më të madh Serbia e merr në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian sepse aty do i dalin pengesa”, tha Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat