Nushi: Qeveria “Kurti” është koncentruar në kapjen e shtetit, dështim katastrofal në premtime

Aktuale

Nushi: Qeveria “Kurti” është koncentruar në kapjen e shtetit, dështim katastrofal në premtime

Më: 11 janar 2024 Në ora: 11:03
Nol Nushi

Nol Nushi anëtar i Partisë Socialdemokrate deklaron se kryeministri Kurti ka dështuar në raport me premtimet zgjedhore.

“Në raport me premtimet zgjedhore, mandati i qeverisë është dështim katastrofal. Në shumë sfera situata nuk është përmirësuar madje është edhe më keq se që ka qenë. Arsimi dhe Shëndetësia janë lënë në harresë. Politikat e mirëfillta sociale janë zëvendësuar me ndihma të njëhershme në formë lëmoshe”, ka thënë ai.

Sipas tij, qeveria “Kurti” është koncentruar në kapjen e shtetit.

“Nuk ka ndërhyrje strukturore që do ta ndryshonin gjendjen rrënjësisht. Tash për qytetarët alternativë kryesore është ikja nga vendi. Qeveria është e koncentruar në dialog, dhe në kapjen e shtetit. Në të parën nuk ka sukses, por te e dyta ka bërë shumë përparime në shërbim të partisë e në dëm të shtetit”, ka shtuar Nushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat