Dauti e tregon një histori pas heqjes së vizave nga Emiratet

Aktuale

Dauti e tregon një histori pas heqjes së vizave nga Emiratet

Më: 11 janar 2024 Në ora: 15:56
Daut Dauti

Daut Dauti, historian, ka shkruar një status, menjëherë pas lajmit se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Ai ka shkruar se udhëtimi pa viza është një lehtësim i madh.

“Tashti nuk paska nevojë për viza as për Emiratet e Bashkuara Arabe. Të udhëtosh pa vizë, është lehtësim i madh. Para disa viteve (nuk e di saktësisht se kur), por ka qenë koha kur Republika e Kosovës sapo i kishte nxjerrë pasaportat, kur me një kusheri shkuam në Turqi.” – shkroi ai.

Në shkrimin e titulluar “Arnabut Habibi, come to Dubai”, Dauti ka treguar një histori interesante të ngjarë vite më parë në aeroportin e Stambollit në Turqi.

“Kur mbërrimë në aeroport dhe kur u rreshtuam para kabinës së policit që i kontrollon pasaportat, i thashë kusheririt që të shkonte i pari se ishte me pasaportë të Kosovës. Polici as që ia çeli pasaportën kusheririt. Kur ia dorëzova unë timen, polici e shikoi nga faqja e parë e deri te e fundit. E mbylli pasportën dhe më tha:’Ku e ke vizën?’

‘Ç’farë vize more’ – thashë vetmeveti. Nuk kisha ide që duhet vizë. Si për shaka i thashë policit:’ti e lëshove kusheririn tim që ishte para meje. Te dytë jemi arnautë’.

Polici u përgjegj:’Unë punoj sipas pasaportave e jo deklarimeve të njerëzve. Ti për mua je britanik se kështu të thotë pasaporta’.” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat