Osmani kujton gazetarin Enver Maloku në 25-vjetorin e vdekjes

Aktuale

Osmani kujton gazetarin Enver Maloku në 25-vjetorin e vdekjes

Më: 11 janar 2024 Në ora: 17:25
Vjosa Osmani nderon Enver Malokun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Malokun në 25 vjetorin e vrasjes.

Osmani tha se sot mbushen 25 vjet nga vrasja tinëzare e Enver Malokut, ku tha se është njeriu që e shndërroi fjalën e lirë e informimin e drejtë në parime të një shoqërie dhe e shënjoi një epokë të raportimit të guximshëm e profesional.

“Ai e kultivoi fjalën e lirë dhe informoi me guxim për tragjedinë e popullit të vet duke u shndërruar në zëdhënës të fuqishëm për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Si zëdhënës i vullnetit politik e njerëzor të kombit të vet, ai mbetet shembull i njeriut të përkushtuar ndaj fjalës së lirë e lirisë së popullit të vet”, ka shkruar Presidenca e Kosovës në Facebook.

Sipas Osmanit, drejtësia ka dështuar deri më sot që t’i vendosë para drejtësisë përgjegjësit për këtë vrasje.

“Pikërisht në prag të arritjes së lirisë, Maloku u vra në hyrje të ndërtesës ku banonte. Fatkeqësisht, drejtësia ka dështuar deri më sot që t’i vendosë para drejtësisë përgjegjësit për këtë vrasje, sikur edhe për shumë të tjera, të kryera menjëherë pas luftës. Prandaj, sërish duhet ta përsërisim thirrjen për institucionet përgjegjëse që autorët e krimit të sillen para drejtësisë, duke përfshirë të gjitha vrasjet e pasluftës. I përjetshëm kujtimi për Enver Malokun!”, thuhet tutje në përkujtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat