Bajraktari: Udhëzuesi i i Gjykatës Supreme nuk është duke u përfillur aq sa duhet

Aktuale

Bajraktari: Udhëzuesi i i Gjykatës Supreme nuk është duke u përfillur aq sa duhet

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:43
Ardian Bajraktari

Avokati Ardian Bajraktari, ka thënë se ka sinjale pozitive se poltika ndëshkimore ka tentativë të rishikohet në drejtim të ashpërsimit për kategoritë e caktuara të veprave penale.

“Shto faktin këtu që në një pjesë jo e vogël e kryesve të veprave penale po rezulton të jenë recidivist që nënkupton që përveqse politika ndëshkimore nuk e ka arritur efektin e vet, edhe masat e trajtimit brenda institucioneve korrektuese vlerësoj se duhet të rishikohen të arrihet efekti i dënimit krahas aspektit represiv edhe preventivë parandalimi në kryerjen e veprave të tilla”, ka thënë Bajraktari.

Bajrami ka thënë se udhëzuesi i Gjykatës Supreme nuk është duke u përfillur aq sa duhet.

“Udhëzuesi i Gjykatës Supreme është një mekanizëm që ju ndohmon gjyqtarëve  për arritjen e caktimit të dënimit konform mënyrës së kryerjes së veprës dhe elementeve…Kam përshtypjen se ndonjëherë nuk është duke u përfillur në masën që do të duhej”, ka thënë avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat