​Ibishi për sulmin në Banjskë: Kishte për qëllim të krijojë pasoja të rënda për Kosovën

Aktuale

​Ibishi për sulmin në Banjskë: Kishte për qëllim të krijojë pasoja të rënda për Kosovën

Më: 12 janar 2024 Në ora: 10:48
Nuredin Ibishi

Në orët e hershme të 24 shtatorit të vitit që lamë pas, një grup terrorist serb, të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, organizuan një sulm të armatosur në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë, heroi Afrim Bunjaku.

Rreth këtij sulmi, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se sektori i sigurisë gjatë 2023-së u ballafaqua në mënyrën më të mirë në kuptim të kundërvënies, pasi në mënyrë profesionale Policia e Kosovës arriti të neutralizojë grupin terrorist.

Ibishi vlerëson se situata e sigurisë vazhdon të jetë e brishtë në veri dhe se për këtë janë shtuar forcat policore. Ai thotë se sulmi terrorist i 24 shtatorit ishte akti më i rëndë, i cili cilësohet si agresion, ku u kap një arsenal i madh i armatimit, pajisjeve dhe automjeteve të grupit terrorist serb.

Ibishi: 24 shtatori kishte për qëllim të krijojë pasoja të rënda për Kosovën

“Po, ishte akti më i rëndë dhe cilësohet si agresion, prej institucioneve tona, por njëkohësisht edhe si akt terrorist, por sektori i sigurisë në rend të parë Policia e Kosovës u ballafaqua në mënyrën më të mirë në kuptim të kundërvënies, në mënyrë profesionale të neutralizojë grupin dhe e shpartalloi, mori ato imazhe çka është shumë me rëndësi. Përveç provave, mori imazhet nga aty me qëllim që t’i plasojë për opinionin përgjithësisht, nganjëherë edhe pse rastet janë reale, por pa argumentime...00:58 Tjetra, konfiskuan, pra u zunë dy nga grupi, pastaj u zënë shumë arsenal i madh i armatimit që kishin me vete, por edhe të tjera që ka pasur të depozituara, pajisjet dhe automjetet, e gjithë ajo që kishte të bëjë me një grup, kishte për qëllim një formë me pasoja të rënda për rendin dhe sigurinë në Kosovë,” tha Ibishi.

Ai e quan të padrejtë vendosjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi.

Problemi sipas tij është arrestimi i Milan Radoiçiq, për të cilin është lëshuar kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ai thotë se mos ekstradimi i tij nga Serbia po e bën më shumë problematike çështjen e hetimeve në Kosovë.

Ibishi: Mosekstradimi i Radoiçiq vështirëson hetimet në Kosovë

“Disa masa ndaj Kosovës u vunë në mënyrë të menjëhershme, dhe ato vazhdojnë të jenë në fuqi, ndërsa për një akt të tillë kaq të rëndë... 02;24 Me gjithë ato sfida që po ballafaqohet drejtësia e Kosovës në kuptim të asaj që grupi përveç personave që janë të zënë, dhe atyre të materialeve përgjithësisht provave që kemi në dispozicion. Është problem çështja e Radoiçiqit për të cilën është shpallur fletë-rreshtimi i Interpolit, por edhe të tjerëve do t’u shpallet, ndërkohë edhe pasi mungesa e bashkëpunimit me Serbinë në kuptim të dy vendeve, sepse ne nuk kemi marrëdhënie bilaterale në kuptim edhe të drejtësisë dhe policisë. Kjo do ta vështirësojë, por edhe pozicioni serb për të mos e ekstraduar, pra këmbëngulja e tyre që mos të ekstradojë Radoiçiqin dhe të tjerët në Kosovë, e bën problematike çështjen e hetimeve në Kosovë dhe me këtë them që është një jo-reciprocitet në vendosjen e masave,” tha ai.

Ibishi thotë se vlerësimet e institucioneve kosovare për një sulm tjetër të mundshëm nuk vijnë kot, por nga informacionet e mbledhura kjo situatë paraqitet ende më sfiduese, me rreziqe dhe kërcënime për sigurinë në Kosovë, me mundësinë e përsëritjeve të rasteve të ngjashme.

Ibishi: Vlerësimet për sulme të reja nga Serbia nuk vijnë “paushall”

“Këto vlerësime nuk vijnë “paushall”, vijnë nga gjithë ato informacione që kolektohen... 04;00 Gjithë kjo situatë paraqitet akoma sfiduese me rreziqet dhe kërcënime për siguri në Kosovë, dhe mundësinë e përsëritjeve të rasteve të tilla, sidomos kur kemi parasysh që Radoiçiq shihet me grupe të kriminelëve dhe terroristëve në afërsi të kufirit të Kosovës... 04:50 Kjo tregon që edhe koncentrimi në kufi akoma është prezent, dhe kjo e bën akoma më të brishtë situatën, dhe për këtë arsye janë shtuar forcat policore në kuptimin e prezencës dhe mbikëqyrjes të vijës kufitare, kalimit kufitar nga Policia e Kosovës, por njëkohësisht edhe shtimi i kapacitetit të KFOR-it për një mijë nënkupton katërfishimin e forcave në veri, dhe trefishimin e patrullimit në pjesën kufitare në katër komunat veriore,” u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat