Kryegjykatësi i Ferizajt denoncohet në Prokurori, Elezi ngrit dyshime se si e kreu fakultetin

Aktuale

Kryegjykatësi i Ferizajt denoncohet në Prokurori, Elezi ngrit dyshime se si e kreu fakultetin

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:24
Bedri Elezi

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi të enjten ka bërë një denoncim në Prokurorinë Speciale. Penalisht e ka kallëzuar Kryetarin e Gjykatës në Ferizaj, Mustaf Tahiri. Ka ngritur dyshime se si Tahiri e kreu, sipas Elezit, fakultetin derisa ishte edhe me punë në Afganistan.

“Kryetari TAHIRI, gjatë periudhës së së lartshënuar ka qenë duke punuar në Afganistan, por në periudhën sa ai ishte duke punuar në Afganistan në Kosovë në emër të tij dyshohet se janë kryer edhe provimet e fakultetit, edhe pse i njëjti në atë kohë punonte në Afganistan. Dyshohet se në emër të tij për kryerjen e provimeve janë angazhuar persona të tjerë, kundrejt një pagese nga ana e Mustaf Tahirit, për të përfunduar kështu edhe fakultetin juridik në Prishtinë”, kështu thuhet një dokument që është deponuar të enjten në Prokurorinë Speciale të Kosovës nga eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Një kopje të këtij denoncimi e ka siguruar Gazeta, Elezi, në këtë denoncim pretendon se mënyra se si e kreu fakultetin juridik Mustaf Tahiri, tash me pozitë Kryegjykatës në regjionin e Ferizajt, është e dyshimtë.

“MUSTAF TAHIRI i lindur në Shkup dhe aktualisht me vendbanim në Ferizaj i cili drejton gjykatën themelore në Ferizaj, dyshohet se gjatë periudhës 2003-2007 ka kryer vepra të sanksionuara me ligj sipas kondit penal të republikës së Kosovës”, thuhet bë denoncim.

Sipas Elezit derisa Tahiri gjatë periudhës sa ishte edhe me punë në Afganistan, është e dyshimtë se si ka arritur që të hyjë në provime.

“Dyshohet se në emër të tij për kryerjen e provimeve janë angazhuar persona të tjerë, kundrejt një pagese nga ana e Mustaf Tahiri-it, për të përfunduar kështu edhe fakultetin juridik në Prishtinë”, ky është shpjegimi që Elezi i ka dhënë Prokurorisë Speciale.

Sipas tij, “Mustaf Tahiri dyshohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit dhe poashtu veprën penale të legalizim i përmbajtjes së rreme, dhe kështu ka vazhduar duke kryer punën si gjyqtar poashtu edhe si kryetarë i gjykatës në Ferizaj”.

Në dokumentin e denoncimit, Elezi thotë se Konfirmimi i informacioneve nga ana e prokurorisë mund të bëhet duke vërtetuar periudhën e kryerjes së provimeve nga Mustaf Tahiri si dhe pagesat e pagës së tij për periudhën sa ishte duke punuar në Afganistan.

“Pushime në Kosovë nga Afganistani punëtorët i kanë kryer dy herë në vit” thotë Elezi në denoncim dhe shton se këto informacione për të cilat flasin shumë qytetarë në Ferizaj, e të cilat së fundi i ka dëgjuar nga një zyrtar i AKI-së dhe një gjyqtare në Ferizaj, “por të cilët nuk kanë guximin e deponimit të një deklarate të tillë”

Gazeta ka realizuar edhe një Intervistë me Elezin, i cili ka konfirmuar se ka deponuar një denoncim kundër një Kryetari të Gjykatës Regjionale, por në intervistë nuk e përmend emrin.

Gazeta ka kontaktuar edhe Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri.

Krejt pretendimet ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi ai i quan spekulime.

“Sa i përket denoncimit të këtij denoncuesi, dhe theksimet e tija aty janë veç spekulime dhe asgjë tjetër. Fakultetin juridik e kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës sipas procedurave të rregullta, andaj dhe çdo theksim në këtë denoncim është veç shpifje ndaj meje”, ka thënë Mustaf Tahiri.

Ai nuk është përgjigjur në pyetjen e Insajderit sa i përket periudhës së punës së tij në Afganistan dhe kryerjes së provimeve në Prishtinë.

Insajderi ka siguruar është certifikatën e notave të tij, e të cilën ia ka dërguar edhe vet Tahirit, por ai ka pasur një përgjigje të shkurtër pa u lëshuar në detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat