Nga sot të gjitha patrullat e Policisë do të pajisen me armë të gjata

Aktuale

Nga sot të gjitha patrullat e Policisë do të pajisen me armë të gjata

Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:45
Xhelal Sveçla dhe Policia e Kosovës

Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai falënderoi shtetin e Kroacisë për bashkëpunimin e ngushtë.

“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat