Abdixhiku pret në selinë e partisë Von Cramonin, e falënderon për avokimin e saj në procesin e liberalizimit të vizave

Aktuale

Abdixhiku pret në selinë e partisë Von Cramonin, e falënderon për avokimin e saj në procesin e liberalizimit të vizave

Më: 12 janar 2024 Në ora: 18:11
Foto nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të premten raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar rreth temave aktuale politike në vend si dhe qëndrimeve të LDK-së karshi këtyre ngjarjeve.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i kanë dhënë Kosovës, në veçanti gjatë procesit të liberalizimit të vizave, si një hap i vonuar për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se Abdixhiku po ashtu ka falënderuar Viola von Cramonin për avokimin e saj në procesin e liberalizimit gjatë gjithë kohës.

Njoftimi i plotë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në këtë takim u diskutua rreth temave aktuale politike në vend si dhe qëndrimeve të LDK-së karshi këtyre ngjarjeve. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i kanë dhënë Kosovës, në veçanti gjatë procesit të liberalizimit të vizave, si një hap i vonuar për popullin e Kosovës. Kryetari Abdixhiku po ashtu falënderoi Viola von Cramon për avokimin e saj në procesin e liberalizimit gjatë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat