Syla: “Defender Europe 2025” dhe “Javelin”, dy lajme të mira për Kosovën

Aktuale

Syla: “Defender Europe 2025” dhe “Javelin”, dy lajme të mira për Kosovën

Më: 13 janar 2024 Në ora: 00:16
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla

Kosova do të jetë sërish nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 2025". Ky ushtrim fushor është një ushtrim vjetor i shkallës së gjerë që drejtohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, thotë se pjesëmarrja e Kosovës në “Defender Europe 2025" është tejet e rëndësishme.

“Kosova do të jetë nikoqire dhe pjesë e këtij ushtrimi të madh, falë SHBA-së dhe shteteve aleate dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse tregon se jemi bashkëpunues, profesional, kualitativ dhe një aleat i besueshëm”, tha Syla për RTK.

Kurse sa i përket lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan dje se kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”, Syla tha se Kosova ka bërë të gjitha planet për plotësimin e kapaciteteve të nevojshme për siguri dhe se ky është një lajm i mirë, sepse SHBA e dërgoi në Kongres këtë çështje dhe tani pritet blerja e këtyre raketave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat