​Von Cramon: Ishte gabim i madh që palëve nuk iu kërkua nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit

Aktuale

​Von Cramon: Ishte gabim i madh që palëve nuk iu kërkua nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit

Më: 15 janar 2024 Në ora: 15:09
Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon deklaroi se Kosova duhet të bëjë progres në procesin e dialogut, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian më 9 qershor. Ajo përmendi edhe marrëveshjen bazike mes Kosovës dhe Serbisë të muajit shkurt, dhe aneksin e zbatimit, për çka tha se BE ka bërë gabim që nuk ka kërkuar nënshkrim nga palët.

Në konferencë për media, deputetja në Parlamentin Evropian deklaroi se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen.

Von Cramon: Masat duhet të hiqen

“Masat duhet të hiqen sepse kemi dëm kolateral dhe kryetarët e komunave të cilët dëshirojnë të aplikojnë për fonde të Bashkimit Evropian janë duke vuajtur për arsye të këtyre masave. Unë jam kundër dhe do të jem kundër dhe shpresoj që të largojmë këto masa sa më shpejt që të është e mundur. Jo të gjithë janë të lumtur me performancën, me të drejtë mendoj se duke krahasuar me shtetet tjera nuk është fer fare”, deklaroi Von Cramon

Teksa e quajti vetën shoqe të mirë të Kosovës, ajo kërkoi progres më të madh të dialogut para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian.

Von Cramon: Dëshiroj të shoh progres brenda këtyre muajve para se të mbahet zgjedhjet në BE

"Gjërat janë shumë dinamike, kemi parë pak progres....Pse unë jam pak në siklet sa i përket kësaj është se ne kemi zgjedhjet me 9 qershor të këtij viti dhe ju e keni parë disa rezultate që partitë e djathta janë duke u fuqizuar, e sidomos të djathtat ekstrem. Një kompozim i ri i Bashkimit Evropian mund të ketë efekt direkt në relacion me Kosovën dhe shtetet tjera të cilat potencialisht mund të jenë edhe shtete kandidate të Bashkimit Evropian. Çfarë është brengosëse për mua është që në pjesën e dytë të vitit 2024 do të kemi presidencën Viktor Orbán të Hungarisë dhe do ta kemi edhe parlamentin e ri. Ku nuk e kemi një fotografi të qartë të shumicës së qartë të përkrahjes sa i përket Kosovës. Unë si shoqe e mirë e Kosovës, dëshiroj të shoh progres brenda këtyre muajve para se të shkojmë në kampanjat në zgjedhje. Pasi Brukseli do të mbyllet dhe të gjitha do të jenë të zënë sa i përket zgjedhjeve”, shtoi ajo.

E pyetur për rolin e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën e Serbisë, ajo tha se vitin e kaluar është bërë gabim i madh, ku nuk është insistuar për nëshkrimin e aneksit të marrëveshjes.

Von Cramon: Është bërë gabim i madh sa i përket marrëveshjes së Ohrit

“Gjithmonë mund të akuzoni pjesën tjetër që nuk janë duke bërë mjaftueshëm, kështu bëjmë ne politikanët edhe në Berlin e di që e fajësojnë Brukselin për këtë. Për shembull thonë se ‘keni marrë një vendim të gabuar sa i përket kësaj apo asaj politikre’. Pavarësisht kësaj unë mund të them se bashkësia e komunave serbe nuk është diçka e re, ideja për bashkësinë e komunave serbe vjen nga 2013, nuk është e re. Është diçka që 11 vjet e që në një pikë të caktuar Kosova duhet të vijë me një propozim të një marrëveshje të ratifikuar dhe mendoj se është komunikuar qartë dhe mund të themi pse s’duhet të jetë një implemtim i kapshëm. Të gjitha gjërat duhet të jenë të vendosura si duhet. Është dëshirë e jona që të vijmë me një njohje de-facto, para se të bashkësia e komunave serbe, është kërkesë legjitime e juaja. Mendoj se është bërë një gabim vitin e kaluar sa i përket Ohrit, duke mos insistuar në nënshkrimin e këtij aneksi dhe marrëveshjes. Dhe mendoj që kjo ka qenë një gabim i madh, mirëpo çka është brenga ime është nëse vonojmë të gjithë procesin, atëherë mund të kemi probleme. Sepse do të kemi zgjedhjet e Bashkimit Evropian që na presin në mes verë”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo mohoi se ka pasur zbutje të termave për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit.

Von Cramon: Ka qenë involvim serioz i grupeve të armatosura nga Serbia

“Unë jo personalisht, mirëpo nuk jam e sigurt se çfarë kanë thënë në fillim në deklaratat e mia që i kam bërë në Twitter, nuk jam e sigurt se di a e kam përmendur fjalën sulm terrorist apo jo. Mirëpo ka qenë një involvim serioz prej grupeve të ndryshme të armatosura nga Serbia dhe ka qenë e rëndësishme të kuptohet se si këto forca të armatosura do të reagojnë dhe si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të reagojnë dhe a është rrezik i një lufte të shpejt. Fatmirësisht ne i kemi ushtarët e KFOR-it këtu dhe mendoj se është mirë që NATO-ja ka vendosur që të rris praninë e numrit të ushtarëve në Kosovë. Kjo ju siguron juve që për një arsye të mirë NATO do të jetë këtu dhe mendoj se është vendim i mirë që NATO të merr një vendim të shpejt sa i përket ngritjes së sigurisë në nivel më të lartë dhe nuk e di”, theksoi ajo në konferencë për media.

Po ashtu, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian foli edhe për zgjedhjet në komunat e veriut të Kosovës, për çka tha se të njëjtat duhet të mbahen.

Von Cramon: Zgjedhjet duhet të bëhen

“Unë mendoj se situata është e qartë, kush ka interes që të mbahen këto zgjedhje atëherë këto duhet të bëhen dhe është në dorën e këtyre njerëzve, të cilët janë duke mbledhur të gjitha këto nënshkrime për të filluar procedurën dhe kërkesën për shkarkim. Unë kam dëgjuar se jo të gjithë e dinë se si është kjo procedurë ligjore që duhet të bëhet. Mendoj se duhet të shpjegohet, por në përgjithësi unë nuk mund të them se a është e mundur apo e pamundur. Unë vetëm them se varet nga iniciatorët që të fillojnë të mbledhin nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve të tanishëm dhe pastaj të kemi zgjedhje. Dhe 20 për qind të nënshkruesve është pragu që duhet të mblidhen si nënshkrime. Është diçka që mund të bëhet”, deklaroi Von Cramon.

Tutje, theksoi se është i papranueshëm presioni ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga institucionet e vendit.

Von Cramon: Nuk është i pranueshëm presioni ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve, në çdo kohë nuk është pranueshme presioni ndaj tyre. Dhe e vetmja kohë kur politikani mund ta sulmojë politikisht ose kur mund ta apelojë vendimin në gjykatë dhe jo punën si e bëjnë, apo çfarëdo vendimi që e marrin. Qeveria dhe politikanët nëse e bëjnë një gjë të tillë atakojnë gjyqtarët dhe prokurorë, atëherë e bëjnë një ambient shumë të pasigurt sa i përket kësaj. Dhe mendoj se flas për gjykatën dhe për prokurorët, çka është kërkuar nga shtetet tjera dhe nga opozita është që të ngrisim fondin dhe të kemi kapacitete më të mëdha dhe që të shërbejmë shpejt”, deklaroi ajo.

Gjatë vizitës së saj disa ditore në Kosova, Von Cramon foli edhe për lirinë e mediave dhe mos-transparencën nga institucionet.

PO ashtu, përmendi edhe vrasjen e Liridona Ademajt gjatë vitit të kaluar, ku tha se shpreson që prokuroria shpejt ta përmbyll këtë rast dhe të ketë drejtësi për viktimën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat