”Golfi” vë në pranga disa të dyshuar dhe sekuestrohet sasi e drogës dhe dëshmive tjera

Aktuale

”Golfi” vë në pranga disa të dyshuar dhe sekuestrohet sasi e drogës dhe dëshmive tjera

Më: 15 janar 2024 Në ora: 22:35
Pamje nga aksioni

Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor të antidrogës nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, rajoni i Prishtinës pas një hetimi disa mujor në rastin e koduar “GOLFI” në drejtim të veprës penale shitblerje të substancave narkotike, me datën 13.01.2024 rreth orës 19:00, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera rajonale kanë realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinës. 

Fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMW, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale (Y.A.) 1997 ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme (1100 euro)  dhe  tre (3) telefona (IPHONE).

Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram. Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale (F.H.) 1998, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një Sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHON) dhe 120 euro para. 

Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim : 

·         Dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram.

·         Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram.

·         Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram.

·         Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram.

·         Katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram.

·         Një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek.

·         Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram.

·         Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë  për matje në sasi të vogla.

·         Para të gatshme (56.90) euro.

·         Pesëmbëdhjete copë fishek.

·         Dy këllëfë të revoles.

·         Një kuti e armës me mbushës dhe një karikator .

·         Nëntë telefona celular. 

Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:

·         Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).

·         Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)

·         Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.

·         Një granatë dore.

Në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale. 

Në kuadër të këtij operacioni është kontrolluar edhe një banesë në rr. “Bedri Berisha” në Prishtinë, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë derguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës.

INFORMACIONE SHTESE-ARRESTOHEN EDHE DY PERSONA TJERË TË DYSHUAR NË RASTIN “GOLFI”

Prishtinë, më 15 janar 2024

Në vazhdën e hetimeve dhe vazhdimit të realizimit të operacionit të antidrogës të koduar me emrin “Golfi”,  sot me datën 15.01.2024 njësia e antidrogës në Prishtinë kanë arritur t’i lokalizojnë edhe dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati me iniciale (G.M. dhe Sh. M.) të cilët ndodheshin në kërkim nga data 13.01.2024, që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e cekur më lart. 

Gjatë një operacioni taktik sot reth orës 14:00 Njësia e antidrogës në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin G.M., në brendi të shtëpisë së cilën strehohej, kurse Sh.M. është arrestuar në një shtëpi afër gjatë tentim arratisjes . 

Në lokacionin/shtëpinë në të cilën ishin duke u strehuar të dyshuarit janë gjetur dëshmi/prova relevante si në vijim: një revole me një karikator dhe 16 fishek, tre karikator të armës AK-47, një lidhëse e Trombllonit, dy pajisje për pastrim të armës, si dhe një qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhan me peshë 6.4 gramë. 

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda  dhe me urdhër të tij i dyshuari Sh. M. dërgohet në burg për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh, kurse i dyshuari G.M. dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat