​Pas shpërthimit në veri, EULEX-i dhe KFOR-i shkojnë në vendin e ngjarjes

Aktuale

​Pas shpërthimit në veri, EULEX-i dhe KFOR-i shkojnë në vendin e ngjarjes

Më: 16 janar 2024 Në ora: 08:07
Foto nga vendi i ngarjes

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të një granate dore që ndodhi mbrëmë në afërsi të një hoteli në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani, tha se nga shpërthimi janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve me lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetë.

Elshani tha se granate e dorës ka shpërthyer te hoteli ‘Bisevac’ në veri të Mitrovicës. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi këtë rast.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale serbe, shihet se në vendin e ngjarjes përveq Policisë së Kosovës janë parë edhe pjesëtar të EULEX-it dhe KFOR-it.

Arsyet se përse ka ndodhur ky shpërthim ende nuk dihen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat