Shpërthimi në Mitrovicë, eksperti zbardh detaje: Ja si Serbia po përdor grupet kriminale

Aktuale

Shpërthimi në Mitrovicë, eksperti zbardh detaje: Ja si Serbia po përdor grupet kriminale

Më: 16 janar 2024 Në ora: 12:17
Pamje nga veriu

Një shpërthim ka ndodhur në veri të Mitrovicës pak para mesnatës së djeshme.

Një granatë dore është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknik, duke plagosur dy persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania tha se nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për një konflikt mes grupeve kriminale serbe, që është tentuar të shitet si një konflikt ndëretnik për t’u përdorur nga Serbia.

“Mbrëmë ishte një ngjarje  që lë të nënkuptohet se ka pasur që grupet kriminale serbe ta paraqesin si një konflikt mes shqiptarëve dhe serbëve, por ky mund të themi që është një konflikt mes grupeve kriminale serbe që kanë pasur për qëllim sqarimin e hesapeve për lëndët narkotike. Të lënduarit janë nga komuniteti serb, ngjarja është paraqitur sikur ka ndodhur një konflikt ndëretnik që kjo gjë të përdorej nga Serbia për qëllime politike, por hetimet e policisë kanë zbuluar se bëhet fjalë për konflikt mes grupeve kriminale të të njëjtit komunitet”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat